Ndërsa ishte plotësisht e qartë para ndeshjes kundër Polonisë se cilët emra do të zgjidhte Ronald Kuman, trajneri kombëtar duhet të zgjidhë një sërë çështjesh në prag të ndeshjes kundër Francës e programuar për sot në 21:00.

Verman ishte bindës në eliminatoret për Kampionatin Europian, por zhgënjeu në ndeshjen hapëse Pavarësisht kësaj sot do të mbulojë mesfushën së bashku me Reijnders dhe Shauten. Frimpong dhe Simons mund ta nisnin si titullarë ndaj Francës, por duket se i sakrifikuari do të jetë anësori i Leverkusenit.

Në majën e sulmit Depaj i përkrahur edhe nga Gakpo. Një tjetër çështje për t’u zgjidhur te “Tulipanët” është ajo e mbrojtjes. Ndaj Francës më mirë me katër apo pesë lojtarë. Dumfris dhe Getruida janë në balotazh, por shumë mund ta varet edhe nga situata e Mbapesë. Nëse Kuman qëndron në katër mbrojtës në formacionin e tij fillestar ata do të jenë të njëjtët si kundër Polonisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re