Skip to content

Atmosferë e nxehtë përpara sfidës me Çekinë, Tifozët Kuqezi “i vënë FLAKËN” bulevardit (VIDEOT)

u7MxEYMI WhatsApp Image 2024 11 16 at 18 3

Shqipëria pret Çekinë në “Arenën Kombëtare” në një sfidë të rëndësishme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Shqipëria pret Çekinë në “Arenën Kombëtare” në një sfidë të rëndësishme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Ndërsa pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes, mbështetësit e Kombëtares janë nisur me entuziazëm drejt stadiumit për të mbështetur ekipin në këtë sfidë vendimtare.

Atmosfera ka shpërthyer në rrugët e Tiranës, ku tifogrupi “Tifozët Kuqezi” ka krijuar një ambient elektrizues përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Flakadanët, daullet dhe këngët kanë mbushur ajrin, duke ndezur emocionet dhe duke dhënë një mesazh të fuqishëm për ekipin, që të luajë për nderin e Kombëtares.

WhatsApp Image 2024 11 16 at 18 1