Një autobus me targa të Shqipërisë është aksidentuar mëngjesin e së shtunës në Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar 3 të plagosur.

Aksidenti është regjistruar në aksin Manastir-Prilep, ku drejtuesi i autobusit me turistë humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë u plagos rëndë drejtuesi i autobusit dhe 2 persona të tjerë, një prej të cilëve një i mitur 14 vjeç.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Manastirit për t’u mjekuar, ndërkohë që po hetohet për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re