Skip to content

Autografe dhe foto, Armando Broja takon tifozët në kampin stërvitor të Kombëtares

WhatsApp Image 2024 06 21 at 16.17.05 1 scaled

Në kampin stërvitor të Kombëtares Shqiptare në Gjermani, shumë tifozë janë afruar për të parë nga afër lojtarët e skuadrës.

Ka qenë Armando Broja ai që ka takuar dhe ka dhënë autografe për tifozët e flaktë të Shqipërisë, të cilët çdo ditë mbështetin në rrugët e Gjermanisë, kombëtaren tonë.

Kujtojmë se skuadra e Silvinjos po përgatitet fort para ndeshjes me Spanjën, e cila luhet të hënën në orën 21:00.

Kjo ndeshje është vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë në kompeticionin e Euro2024.

“”