Grupi i Iniciativës së Automjeteve të Turqisë (TOGG), marka globale e teknologjisë që shërben në fushën mobile në Turqi, vazhdon me sukses testet e kryera në qendrat kryesore të testimit të akredituara në botë në kushte të vështira dimri.

Në postimin e bërë në llogarinë zyrtare në Twitter të TOOG, shkruhet: “Vetëm unë kam mbetur pa postuar foto me dëborë. Vazhdojmë të arrijmë rezultate të suksesshme që na ngrohin zemrat, në qendrat kryesore të testimit të akredituara në botë, në kushte të vështira ku pista arrin deri në minus 40 gradë celcius.”

Nga ana tjetër, në postim janë përfshirë edhe foto të testeve.

Edhe menaxheri i lartë i TOGG (CEO), Gurcan Karakash deklaroi në postimin e tij se pas fotove të testeve do të postohet edhe video e TOGG.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re