Janë identifikuar 2 prej dhunuesve të Sokol Mëngjesit, avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet i shtruar tek Trauma nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re