Avokati i Pëllumb Muharremit dhe mik i ngushtë i prokurorit Ndoj, që ishte në makinë me këtë të fundit në momentin e fundit, thotë se ai nuk është kriminel.

Sipas avokatit Detar Hysi, “Rrumi” është një qytetar i lirë, nuk është i dënuar dhe ka 3 pafajësi.

“Unë kam qenë avokat i Pëllumb Muharremit. Ai ka 3 pafajësi dhe nuk është i dënuar.

Është spekulim që thuhet që është eksponent krimi.

Sa i takon ndërrimit të identitetit është qytetar i lirë dhe gjendja e tij gjyqësore është e pastër”, tha Hysi për ABC Neës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re