Djali i Fredi Belerit, Petro, ka folur paraditen e së hënës (3 qershor) për median greke Open TV. Ai është ndalur tek gjyqi i të atit, duke theksuar si ai do të shpallet i pafajshëm.

Në emër të babait të tij, ai ndau një mesazh lirie, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë.

Më pas ai deklaroi se në lidhje me çështjen e babait të tij, seanca është shtyrë dhe seanca e Apelit pritet të zhvillohet në një kohë kur partia e Edi Ramës po qeveris “sipas dëshirës” në Himarë.

Njëkohësisht ai tha se në shtator vlerëson se ai do të dalë nga burgu edhe pse, siç tha ai “nuk kemi asnjë shpresë në Shqipëri”.

“Babai im do të shpallet i pafajshëm solemnisht”, është shprehur Petro Beleri.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme evropiane, djali i Belerit tha se “ka shumë shpresë dhe se kjo është një mundësi e mirë për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tij”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re