Disa banorë të zonës së “5 Majit” kanë protestuar ditën e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre dhe institucioneve.

Ata deklarojnë se nga shtëpitë e tyre vetëm po i nxorrën me dhunë se përndryshe nuk dalin.

“Nuk kanë ardhur përfaqësues këto ditë. Të hënën prishen 4 banesa të tjera. Është shtyrë për të nxjerrë gjërat jashtë. Nuk do lëvizim. Nesër do bëhet protestë më e madhe, dhe të hënën akoma më të madhe, do rezistojmë deri në fund. Vetëm nëse na nxjerrin me dhunë. Unë do i mbështes. Te banesat që u prishën nuk bëmë rezistencë sepse ishte ngjti me ndertesën shtetërore. Këto do i mbeshtesim sepse ne jemi pas tyre. Duam transparence“, tha një banore.

Ata më tej thonë se nuk kanë firmosur kontrata me bashkinë për marrjen e shtëpive të tjera.

“A keni firmosur kontratë me bashkinë? Jo nuk kemi firmosur. Për bonus qiraje po, janë disa familje, por ne të tjerët jo. Nëse dikush ka firmosur të dalë të thotë, ndërsa ne jo. Kshu i marrin ata, firmosin 4 shpi dhe thonë kanë firmosur të gjithë. Ka njerëz që kanë punu në Itali dhe kanë ndërtu shtëpinë këtu. Nuk e lëshojmë pronën tonë. Sado që bëjnë sikur nuk kanë vemendjen te ne, ata dëgjojnë çdo gjë. Nesër do jetë protesta më e madhe“, deklaroi një tjetër banore.

Të pyetur nëse banesat janë te legalizuara të gjitha, banorët thonë se disa janë të legalizuara dhe disa në proces legalizmi, duke shtuar se shteti nuk mund t’i nxjerrë në rrugë në mes të dimrit.

“Disa banesa janë me hipotekë, ndërsa të tjera në proces legalizimi. Përderisa banesa ka 30 vite që është ndërtuar dhe nuk ka marrë përgjigje negative për legalizimin. Si më nxjerr t’i mua pas 30 vitesh të pastrehë. Po vjen dimri. Si do më nxjerrësh në rrugë. Unë si familje bashkë me fëmijët e mi do dal në rrugë të madhe. Si mund të aplikoj për kredi të butë? Të lutem ishalla bie tërmet? Nuk kërkoj mëshirë”, deklarojnë banorët.

Në dëshpërim, një nga banoret tha se tashmë nuk ju ka ngelur gjë tjetër veçse të luten që të bjeri tërmeti në shtëpitë e tyre që të marrin dhe ata shtëpi të re.

“Kur ra tërmeti sot në Bulqizë, thashë shumë keq që ra tërmeti, por thashë ishalla lokalizohet në shtëpinë time që të marr shtëpi të re. Më thonë mua s’ke të drejtë sepse nuk vërtetoj dot që ke shtëpi. Ai thotë nuk të njoh fare”, tha një banore.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re