Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku janë takuar me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin.

“Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparencën në veprimtarinë e Kuvendit”, shprehet Bardhi.

Ai theksoi se informoi Robert Benjamin për “zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës”.

Bardhi shtoi se gjatë bisedës theksoi vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke shtuar se është e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.

 

Deklarata e Gazment Bardhit:

Kënaqësi që sëbashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparencën në veprimtarinë e Kuvendit.

E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës.

I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re