Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka reaguar pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili u shpreh sot në Komisionin e Ligjeve se bashkëshorti i saj, Bledar Valnikaj, është i vetmi deputet që nuk ka kaluar sistemin e vetingut dhe se 4 familjarë të saj janë të punësur në Prokurorinë e Tiranës.

Në reagim, Feliaj shprehet se ka qenë Baardhi ai që në vitin 2018 ka propozuar drafin për ndryshimet në ligjin e statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale.

Ndër të tjera ajo i drejtohet Bardhit, “gjuha  jote e mbrapshtë  lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica”.

LEXO EDHE: “Çdo prokuror duhet të kalojë në sitë”- Bardhi tek “Ligjet”: I vetmi në Shqipëri që iu shmang vettingut është bashkëshorti i Ermonela Felajt

Në përfundim të reagimit, Felaj shprehet se Bardhin partia e bëri ministër me vetëm tre muaj punë në gjithë jetën e tij.

Reagimi i Ermonela Felajt:

Goja  të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit  … #Gaz B..meqë  paske pyetur  sot per familjen time

I keni marrë përgjigjet  ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë   vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet  që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm  i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove  draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale . E solle ti, e propozove  ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim  komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar, sikunder më herët  kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam pasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat  e mia  afërmendsh! Por gjuha  jote e mbrapshtë  lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin  e vet, ndaj të gjithë  atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës  e kanë  ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt  dhe natyrisht jo si specialisti/çingija  që partia e bëri ministër  me gjithsej 3 muaj punë  në jetë   të vet .

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re