Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi në emisionin “Open” se LSI-së iu ofruan 15 mandate në listë të sigurt për të garuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Por sipas Bardhit LSI-ja ishte e sigurt që merrte e vetme 34 mandate.

“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot.

PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë

. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandat. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Me zor nuk e fusim dot në lista.

Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”- tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re