Partia Demokratike ka caktuar Flamur Nokën si drejtues politik në qarkun e Lezhës. Noka disa vite më parë ka qenë drejtues politik në Kukës.
Më herët gjatë ditës është mësuar se Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin e saj politik në qytetin e Elbasanit, sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Ndërkohë Edi Paloka u emërua si drejtues politik në qytetin e Durrësit.
Në qytetin e Shkodrës është caktuar, Helidon Bushati, në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ndërsa në qytetin e Vlorës Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetëror.
Pritet që PD të bëjë publikë në javët në vijim edhe emrat e drejtuesve të tjerë politike të qarqeve.



