Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot në Velipojë, ku ka dëgjuar e parë nga afër shqetësimet e banorëve, që ankohet për mbijetesën, për kushtet e vështira ekonomike dhe harresën nga ana e qeverise.

Basha gjatë fjalës me banorë e biznesmenë në zonë, ka premtuar se “biznesi i vogël do paguaj vetëm një taksë, vetëm një detyrim. 0.5% të xhiros”.

Sipas Bashës, kjo do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do paguajë biznesi i vogël.

Ai po ashtu premtoi heqjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe taksën që është vendosur mbi karburantin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re