Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Thumana ku ndodhet në mbështetje të banorëve, nuk ka lënë pa vlerësuar edhe njësitë speciale nga Kosovë dhe Greqia për ndihmesën e tyre në këtë ditë të vështirë për Shqipërinë.

Në Thumanë, Kryetari Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të shpëtimit, të ardhur nga Kosova dhe Greqia për të na ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit në rrënoja.

“Ju falenderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”- u shoreh zoti Basha.

Përpara se të takonte përfaqësuesit e njësive speciale nga Kosova dhe Greqia, zoti Basha u takua me banorë të Thumanës, të strehuar në një kamp të improvizuar në një fushë futbolli atje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re