“Regjistrimi është i vërtetë dhe zëri është i Agron Xhafajt” – ka qenë ky deklarimi më i fundit i kryedemokratit Basha, që poaçka daljës në media të të dhënave për një zë “aktori” në audio-përgjimin “Babale”, këmbëngul në versionin e promovuar që në qershor, pra për një bisedë mes shtetasit Agim Veliu dhe vëllait të ministrit Xhafaj, me motiv trafikim droge.

Basha doli në një konferencë për shtyp, për të shpallur, siç tha, situatën në emergjencë të rendit, ku i kushtoi një vend dhe vrasjes më të fundit në Bllok nga një përplasje me armë.

“Ngjarja në bllok është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Ish-blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë”, shtoi Basha.

Gjithashtu, kreu demokrat mbrojti dhe versionin “Nuhu” për Taulant Ballën, edhe në këtë rast paçka fakteve të kundërta të derimë tanishme, për një prezencë të kryedeputetit socialist në Komisariatin e Fushë Krujës.

“Ngjarja e denoncuar nga Nuhu është vetëm maja e ajsbergut”, tha Basha.        

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re