Te fjalët e Rrexhep Rrajës “se do ta shohësh në votime”, adresuar kryedemokratit Basha, ky i fundit ka zbuluar te djali i arrestuar i deputetit socialist, vetë grabitësin e zgjedhjeve.

“Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh”, ka qenë reagimi i Bashës.

Për Rrexhep Rrajën, Gjykata e Krujës vendosi qëndrim në burg, nën akuzën e “përndjekjes” së Xhisiela Malokut.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re