Granit Xhaka është basti i Igli Tares për mesfushën e Milanit. Kuqezinjtë po afrojnë lojtarë me eksperiencë, dhe Xhaka është vendosur në krye të listës së dëshirave pas konfirmimit për Modriç.

Vetë mesfushori shqiptar tregohet t’i jetë përgjigjur pozitivisht interesimit të Milanit. Tashmë do të jetë në dorën e drejtuesve të Milanit për të bindur Leverkusenin.

Ky transferim do të ketë kosto financiare, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2028. Xhaka ka shkëlqyer prej dy sezonesh te Leverkuseni, ndërsa po ashtu ka pasur interesim për të edhe në Turqi.

Milani mund të përballojë ndërkohë sforco financiare. Vetëm nga shitja e Reijnders te Mançester Siti u përfituan 55 milionë euro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko