Skip to content

Basti i Tares te Milani, Granit Xhaka vendoset në krye të listës së dëshirave. Futbollisti shqiptar i përgjigjet interesimit

bandicam 2025 05 30 09 06 24 337 e1748592837844

Granit Xhaka është basti i Igli Tares për mesfushën e Milanit. Kuqezinjtë po afrojnë lojtarë me eksperiencë, dhe Xhaka është vendosur në krye të listës së dëshirave pas konfirmimit për Modriç.

Vetë mesfushori shqiptar tregohet t’i jetë përgjigjur pozitivisht interesimit të Milanit. Tashmë do të jetë në dorën e drejtuesve të Milanit për të bindur Leverkusenin.

Ky transferim do të ketë kosto financiare, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2028. Xhaka ka shkëlqyer prej dy sezonesh te Leverkuseni, ndërsa po ashtu ka pasur interesim për të edhe në Turqi.

Milani mund të përballojë ndërkohë sforco financiare. Vetëm nga shitja e Reijnders te Mançester Siti u përfituan 55 milionë euro.

“”