Grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës i kërkuan Bashkimit Evropian (BE) të ndërmarrë veprime për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e palestinezëve në burgjet izraelite.

Dje, në një deklaratë dhënë një delegacioni të BE-së që vizitoi Gazën këtë javë, Komiteti i të Burgosurve të Forcave Islame dhe Kombëtare i bëri thirrje BE-së të krijojë komitete ndërkombëtare për të ekzaminuar krimet e Izraelit kundër të burgosurve dhe për të detyruar Kryqin e Kuq të ruajë “të ashtuquajturën” neutralitetin e tij.

Afërsisht rreth 5.000 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, duke përfshirë 38 gra dhe 170 fëmijë, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës, 1.300 prej tyre janë të sëmurë, përfshirë 80 që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Që nga 1967, rreth 226 të arrestuar kanë vdekur në burgjet izraelite, kurse Izraeli ka refuzuar të dorëzojë trupat e tetë të burgosurve, theksohet më tej.

Një delegacion i BE-së dje arriti në Rripin e Gazës për të vlerësuar situatën shëndetësore në territorin e Palestinës mes shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re