Qendra Kombëtare e Muzeve Berat në bashkëpunim me ChwB Shqipëri , organizoi në pedonalen e qytetit të Beratit “Lojën Mos u Nxeh”. Aktiviteti u zhvillua në formë konkursi me pjesëmarrjen e katër shkollave 9 vjeçare, ”22 Tetori”, ”1 Maji” , ”Thimi Tani” dhe shkolla e mesme artistike “Ajet Xhindole”.
![](https://berati.tv/wp-content/uploads/2019/03/1551610188_480_Berat-vizitoret-sfidohen-te-“luajne”-per-te-zbuluar-trashegimine-kulturore.jpg)
Nxënësit përveç sfidës së lojës me njëri – tjetrin , arritën të bëjnë një interpretim të historikut, i vendosur në pikat kyçe në lojë. Këto pika të japin informacion për trashëgiminë kulturore të qytetit duke filluar, me muzeun Etnografik dhe koleksionin e tij, objektet e kultit, trashëgiminë jo materiale, informacion për piktorin Onufri dhe Muzeun Ikonografik Onufri, rendësin e librave liturgjik (Kodikët).
“Loja Mos u Nxeh” në përmasa më të mëdha do të qëndrojë e hapur çdo ditë në ambientin e Muzeut Etnogafik , duke ftuar të provojnë sfidën të gjithë vizitorët.