Skip to content

Bëri bujë me jetën super luksoze, vajza e Majlinda Bregut i jep fund marrëdhënies me boss-in?

Progetto senza titolo 1 40

Pak javë më parë, vajza e Majlinda Bregut, Kejda mori gjithë vëmendjen e mediave. Jeta luksoze dhe partneri i ri bënë mjaft bujë.

Ajo u shfaq në disa video me partnerin e saj në Monaco duke lëvizur me makinë të tipit “Rolls-Royce Cullinan”. Gjithashtu Kejda ishte e veshur kokë e këmbë me luks dhe mbante në dorë një çantë “Hermes Birkin Epsom 30” që kushton me mijëra euro.

Por së fundmi, është vënë re se Kejda është zhdukur nga rrjetet sociale. Para se të merrte këtë vendim, Kejda fshiu çdo postim që kishte me të dashurin e saj edhe pse nuk i zbulonte identitetin.

Këto duken si shenja që vajza e Majlinda Bregut t’i ketë dhënë fund lidhjes me boss-in, por gjithsesi e vërteta duhet thënë nga vetë ajo.

6589aff1 ad7f 4211 8057 4f9c013ad98b