Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat, ku ndër të tjera është pyetur për mandatin e Sali Berishës dhe dështimin e Reformës Zgjedhore.

Sa i përket përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore që është 1 korriku, Bardhi tha se ky afat është i lëvizshëm dhe se reforma është bllokuar nga deputetët e mazhorancës.

“Në cdo mbledhje të grupit ka pasur diskutime për Reformën Zgjedhore. Ne kem bërë gjithcka që cështjet të shkojnë përpara.

Kë një vullnet të PS, që nuk dëshiron të cojë përpara reformën, sepse të bësh reformë zgjedhore do të thotë të mos intimidosh punonjësit e administratës publike.

Unë nuk besoj se afati do të jetë 1 korrik, ai është një afat i lëvizshëm dhe unë uroj që deputetët e PS të tërhiqen nga bllokimi sepse prioritet i prioriteve të Kuvendit është çuarja përpara e Reformës Zgjedhore” tha Bardhi.

Në lidhje me mandatin e Berishës, Bardhi tha se ai nuk rrezikun në bazë të Kushtetueses, por nëse merret një vendim politik, do të ketë një përgjigje nga opozita, PD dhe populli opozitar.

“Nuk kemi pasur asnjë diskutim sa i takon Sali Berishës. E kemi thënë më parë që nuk ka asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin eë deputetit.

Kushtetuesja thotë që kjo mund të ndodhë vetëm me vullnetin e deputetit. Berisha edhe pse është në izolim ka qenë një deputet me aktiv se 3 cereku i deputetëve në parlament.

Nëse i ikim Kushtetutës  dhe merren vendime të njëanshme politike nga kundërshtari i Berishës, këtu pastaj i bie të bjerë cdo mekanizëm i stabiliteti.

Çdo cënim me natyre politike, do të përgjigjen e merituar nga PD, opozita dhe populli opozitar” shtoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re