Sali Berisha thote se nuk ka marre asnje njoftim nga institucionet e drejtesise se ai duhet te paraqitet kete te hene prane Prokurorise se Posacme.

 

Ish-kryeministri shtoi se ai duhet te njoftoj permes institucionit zyrtar qe eshte parlamenti i Shqiperise.

 

Ditën e sotme unë nuk kam asnjë njoftim, përveç njoftimeve publike. Ato nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, dhe institucioni zyrtar i punës për mua është parlamenti i Shqipërisë.Çdo njoftim, kushdo që të ketë nga institucionet, për deputetin, e sjell në parlament.Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë. Asnjë njeri nuk ka marrë asnjë dokument.

 

Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreut te SPAK Altin Dumani, qe sipas tij po sillet si bandit.

 

…Ai nuk guxon ta bëjë këtë se duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto… dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë.Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi.Se avokatia e një banditi nuk i shërben askujt.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re