Një tjetër incident ka ndodhur me presidentin amerikan Joe Biden si protagonist, i cili duket se ka “ngrirë” në skenë dhe është dashur të… tërhiqej nga Barack Obama në përfundim të një eventi për fushatën e tij elektorale në Los Anxhelos, në mbrëmjen e së shtunës.

Momenti i vështirë ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij Barack Obama u ulën për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel.

Ndërsa burrat qëndruan për një ovacion, vështrimi i Biden u duk se ishte i fiksuar në hapësirë ​​– te audienca – për 10 sekonda, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena.

Megjithatë, ky incident i veçantë nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar për vendndodhjen e tij, si për shembull së fundi në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë në vendin e e caktuatr për një foto në grup me liderët e tjerë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re