Entoni Gordon ka pësuar një aksident, që për pak sa nuk rezultoi fatal për Europianin e tij. Anglezi u pa gjatë seancës stërvitore të Anglisë të enjten me një të nxirë të rrezikshme në mjekër, pasi sulmuesi i Njukasëllit mësohet se ka rënë nga biçikleta të mërkurën, duke bërë një xhiro rreth bazës stërvitore të Anglisë.

Anësori gjithashtu pësoi disa prerje në duar dhe në hundë, por ai dukej në humor të mirë ndërsa u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës të enjten, përpara ndeshjes së tyre me eliminim direkt në “Euro 2024” kundër Sllovakisë të dielën. 23- vjeçari humbi ekuilibrin, ndërsa lojtarët e Garet Sauthgejtit ishin duke ngarë biçikletat rreth bazës së tyre të stërvitjes në “Spa & Golf Resort Weimarer Land” në qytetin e Blankenhainit.

Disa pjesëtarë të skuadrës u fotografuan duke shijuar disa pushime të mërkurën, ndërsa u panë duke ecur me biçikletë nëpër shtigjet e fshatit që rrethojnë kampin e tyre. Megjithatë, ditën e enjte Anglia u kthye në fushën stërvitore në një pasdite të zymtë në Gjermani. Deklan Rajs dhe Kieran Tripier po punonin në programet e tyre individuale stërvitore, ndërsa Fill Foden nuk u fotografua me skuadrën, duke qenë se sulmuesi i Mançester Sitit ka lënë kampin për t’u kthyer në Angli, pasi e dashura e tij po pret fëmijën e tyre të tretë. Ai pritet të rikthehet në kohë për ndeshjen e së dielës në Gelzenkirshen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re