Ish zv/ministrja e Jashtme e ka konsideruar të gabuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi i cili tha se SHBA nuk janë palë në marrëveshjen për strehimin e muxhahedinëve në Manzë, Shqipëri.

Ajo u shpreh në emisionin “Log.” në Panorama TV, se ndërhyrja në kamp është bërë vetëm pak ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike dhe kjo sipas saj nuk ka qenë e rastësishme.

“Mendoj që ishte e gabuar nga ana e Çuçit. Do ishte normale që të thoshte që “Po” kemi rakorduar. Kjo ka lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ajo mbledhje nuk është bërë vjet kur ne kërkuam të kishte një mbledhje të tillë kur ndodhen sulmet kibernetike.

Natyrisht që unë personalisht në analizën time mendoj që kjo ka të bëjë me një ndryshim të kursit të SHBA. Ka pasur një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë amerikane vjet ku ai thoshte se duhet të shihet me çfarë aktiviteti po merret MEK”, deklaroi ai.

“Problemi është pse qeveria shqiptare duhet të reagojë në këtë mënyrë përballë një grup vulnerabël. Nuk mund të jesh në mbrojtjen e e një qeverie për sa kohë ajo të dhunon në këtë formë. Kryeministri shqiptar ka marrë përsipër halle të mëdha. Nga një nga afganët, nga ana tjetër muxhahedinët.

Edhe situata e tyre kur kanë qenë në Irak nuk ka qenë ndryshe. Ka pasur edhe atje, kur qeveria e Irakut është futur në kamp dhe ka pasur skena jo të këndshme derisa u morën në mbrojtje. Kryeministri i Shqipërisë është jashtëzakonisht vulnerabël”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re