Dhjetëra mjete janë bllokuar në Rrugën e Arbrit, konkretisht në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ për shkak se janë duke u bërë punimet.

Punimet po kryhen në skarpatën e rrugës dhe rënia e gurëve masiv në rrugë ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre.

Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re