Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur se nuk ka ende një garanci që Izraeli do ta njohë Kosovën si shtet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në këtë drejtim, dhe se këta të fundit pretendojnë edhe për pronat e hebrenjve në Kosovë.

“Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”.

Megjithatë, mbetet për t’u parë.”, shprehet Abazi.

POSTIMI:

Duhet kuptuar se nuk ka ende asnjë garanci që Izraeli do ta njoh pavarësinë e Kosovës:

1. Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në këtë drejtim.

2. Izraeli e ka bërë të qartë se ka disa gjëra paraprake që duhet të ndodhin në lidhje me pronat e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë para se te merret një vendim.

3. Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”. Megjithatë, mbetet për t’u parë.

Ky reagim i Boiken Abazit, vjen pas takimit të premtes në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re