Dëbora e rënë mëngjesin e kësaj të enjteje në Korçë ka krijuar probleme në disa akse nacionale. Rrugët Korçë-Kapshtice dhe Liqenas – Dogana e Gorricës paraqesin vështirësi. Akset turistike Korçe -Dardhe dhe Korçe -Voskopojë janë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë.
 
Ne qafën e Qarrit, trashësia e bores arrin 7 cm, ndërsa ne rrugët e tjera nacionale deri në 5 cm. Policia e Korçës ka ngritur patrulla në pjesët me problematike, për te mos lejuar lëvizjen e automjeteve pa zinxhirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re