Sonte, për grupin G, do të zbresë në fushë edhe Belgjika, që pas barazimit me Egjiptin do të përballet në orën 21:00 me Iranin. Belgëve nuk u falet më një hap fals dhe mbeten favoritë për ta fituar duelin e dytë të grupit, ndërsa nga ana tjetër Irani vjen me shumë kritika në këtë përballje.

Para ndeshjes trajneri Amir Ghalanoei tha se ‘ata janë persekutuar nga organizatorët’. Kufizimi që i kanë vënë amerikanët po ndikon te stërvitjet dhe fluturimet e shpeshta, duke mos qenë i barabartë me rivalët në fushën e lojës. Ghalanoeri ishte i keqardhur edhe për trajnerët kundërshtarë, që sipas tij duhet ta ngrejnë zërin për atë që po ndodh me Iranin.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Zelandës së Re dhe Egjiptit do të luhet në 3 të mëngjesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re