Skip to content

Botërori 2026/ Sonte shkruhet historia, finalja e Botërorit Spanjë-Argjentinë! Messi letër popullit argjentinas: Ndjehuni krenarë

1784461920 boterori2026lionelmessi

Historia do të shkruhet sonte në Neë Jersey. Pas rreth 40 ditëve të mbushura me emocione dhe numër rekord golash, por edhe përfaqësuesesh pjesëmarrëse, Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Botërorit 2026. Një finale e paprecendentë që nis në orën 21:00, pasi kurrë më parë këto dy kombëtare nuk janë përballur në këtë fazë.

Spanja konsiderohet lehtë favorite ndaj Argjentinës që është edhe kampionia në fuqi e Botërorit. Do të jetë hera e parë që në finale përballën kampionët e Evropës me atë të Amerikës së Jugut, teksa Argjentina mund të të bëhet kombëtarja e dytë në historinë e këtij sporti që fiton dy Botërorë radhazi pas Brazilit.

Në prag të finales Lionel Messi i është drejtuar me një letër popullit argjentinas, teksa shkruan ‘se çfarëdo të ndodhë sonte gjëja më e bukur nuk janë trofetë, por rrugëtimi i bërë përgjatë këtyre viteve. Ky grup ka shkruar historinë që akush nuk mund ta harrojë. Forca Argjentina,’-mbyll letrën e tij Lionel Messi. 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ do të bëhet sonte futbollisti i dytë në histori pas Cafu-s së Brazilit i cili merr pjesë në 3 finale të Botërorit si dhe i pari që i luan të trija titullarë.

Për t’u theksuar se në stërvitjen e fundit të Argjentinës para finales atmosfera ka qenë tejet pozitive, teksa buzëqeshja shihej te çdo lojtar, ndërsa Spanja nuk u stërvit dot në fushën e gjelbër për shkak të motit të keq, me shi dhe rrufe. Për rrjedhojë pati përgatitje vetëm në palestër. Trajneri De La Fuente u pyet nëse pret që Argjentina të luajë pisët, por kërkoi respekt për kundërshtarin, duke pohuar se ‘kam admirim dhe rrespekt për ta’.

Përveç trofeut ikonik dhe prestigjit fituesi sonte në Neë Jersey merr edhe 50 milionë dollarë, ndërsa humbësi 33. Sakaq FIFA do të shpërndajë edhe 30 unaza për triumfuesit, të cilat kapin vlerën e 130 mijë dollarëve secila. Për herë të parë pas 96 në ceremoninë e dorëzimit të trofeut nuk do jetë vetëm presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, por edhe Donald Trump, duke thyer kështu traditën. Si Trump ashtu edhe Infantino kanë deklaruar se kjo mund të jetë Kupa e Botës më e suksesshme e organizuar ndonjëherë.