Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.

Ndryshe nga paraardhësi Braçe, Ahmetaj beson tek “investigimi serioz” i Autoritetit të Konkurrencës të cilët sipas tij pas vendimit qëndron një punë profesionale.

Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës ata janë profesionist në fushën e tyre. Edhe si një subjekt i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Për mua nuk ka monopol s’ka marrëveshje horizontale siç referohet praktikisht i besoj sepse kanë bërë investigim të thellë dhe një punë profesionale”, tha Ahmetaj.

Keni marrë propozimin e opozitës për iniciativën dhe uljen e çmimeve të shportës? “Nuk është paraqitur dokument zyrtar që të komentoj këtë nismë të opozitës, kur t’i marrim propozimet do ti komentoj”, përfundoi Ahmetaj.

Vlen të theksojmë që Erion Braçe u shpreh kundër vendimit të komisionit të konkurrencës pasi sipas tij këto 4 kompani duhet të gjobiteshin për marrëveshjen e rritjes së çmimit të miellit në vendin tonë.

Rritja e çmimit të bukës, reagon ashpër Erion Braçe: I shokuar nga vendimi i komisionit te konkurrencës, 4 kompani po abuzojnë në treg

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re