Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme mes dy automjeteve përballë ambasadës italiane në Tiranë. Fax News mëson se mjetet janë përplasur sapo kanë dalë nga semafori për tu futur nga kryqëzimi i TVSH tek stadiumi. Përplasja ishte e fortë sepse makinat përfunduan në distancë nga njëri -tjetri.

Ishte automjeti tip ‘BMW’ që përplasi ‘Skodën’, shoferi i të cilit nuk ia doli që të kontrollonte mjetin dhe mori plagë të rënda pasi gati hyri në sportelin e ambasadës. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën pasi mjeti u godit nga ana e pasagjerit.

Ndërsa në automjetin tip ‘BMW’ po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

Nga pamjet e siguruara nga FaxNews duket njëri prej automjeteve ka çarë gardhin e ambasadës. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re