Sekretari për çështjet bujqësore në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti në një deklaratë për mediat është shprehur se një ndër prioritetet kryesore të miratuara në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL ka qenë edhe bujqësia dhe ushqimi.

Panariti thekson se PL e konsideron  bujqësinë dhe ushqimin, një nga instrumentet kryesorë në funksion të objektivit të saj madhor për të populluar vendin.

Kujtojmë që prioritet i PL, nëse vjen në pushtet është arritja e numrit 4 milionë banorë rezidentë.

Deklarate e Sekretarit për çështjet bujqësore në Partinë e Lirisë, zoti Edmond Panariti!

Përshëndetje!

Një ndër prioritet kryesore të miratuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar  të Partisë së Lirisë, ka qenë edhe bujqësia dhe ushqimi. Në fakt Partia e Lirisë e konsideron bujqësinë dhe ushqimin, një nga instrumentet kryesorë në funksion të objektivit të saj madhor, për të populluar vendin.

Për të arritur numrin 4 milionë banorë rezidentë, vetëm nëpërmjet një bujqësie të zhvilluar, nëpërmjet një fshati të zhvilluar, ne garantojmë jo vetëm zhvillimin e ekonomisë kombëtare, por dhe ripopullimin e vendit, I cili po vuan nga hemoragji e pandalshme.

Për fat të keq, pas gati rreth 30 viteve, bujqësia është në recension, është në rrudhie, është në mpakje. Këtë vit kemi, -0.86 %. Pra, për herë të parë bujqësia pas 3 dekadash, është drejt shkërrmoqjes.

Ne kemi për detyrë patriotike, si objektiv madhor, ringritjen e bujqësisë, nëpërmjet zhvillimit të saj, npërmjet rishikimit të gjithë politikave të mbështetjes të zhvillimit bujqësor dhe blegtoral.

Pse përmendet bujqësia? Në radhë të parë, sepse ajo financohet. Buxheti për këtë vit ka 10% më pak se sa një vit më parë. Për herë të parë që nga vitet 90’, bujqësia nuk përfiton nga fondet e Bashkimit Europian.

Kemi ndërprerje të programeve IPARD., që ka qenë një mbështetje kryesore për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ajo që është më shqetësuese, është që bujqësia po penalizohet nga një barrë tatimore fiskale, e panjohur jo vetëm në rajon, por dhe në Bashkimin Europian.

Nuk është e dëgjuar, që prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral, të ngarkohet me një tatim mbi vlerën e shtuar, prej gati rreth 20 %, i cili tashmë nuk rimbursohet absolutisht.

Ndërkohe që vendet fqinje, kemi Italinë, TVSH. për artikujt bazë e ka 4 %, BE. rreth 5 %., Serbia që është një vend i rajonit e ka 7%. Pra që në këtë mes, prodhimi bujqësor diskriminohet.

Ai del me kosto të lartë dhe e ka të pamundur të përballojë peshën shtypës të produkteve të importit. Pra, ajo që është shqetësuesë, është se kemi një mbivendosje të raportit import-eksport.

Falë një sforcoje të jashtëzakonshme, në vitin 2017 Shqipëria për herë të parë eksportoi 14 herë përqind më shumë perime dhe zarzavate nga sa importonte.

Aktualisht kemi një përmbysje totale të këtij raporti. Nga 1 me 2.8 që e reduktuam raporin eksport-import, tani kemi një trend negativ, në raportin diskriminues 1 me 7.

Nëse dalim në tregjet e Tiranës, apo të mbarë Shqipërisë, 70% e produkteve bujqësore dhe blegtorale, janë fatkeqësisht të importit.

Si do ta përmbysim në këtë situatë dramatike, traumatike të bujqësisë shqiptare? Në radhë të parë, duke 5-fishuar buxhetin për bujqësinë.

Duke hequr barrën fiskale diskriminuese mbi shpatullat e fermerit dhe të fermës bujqësore shqiptare, nga TVSH. 20 %, në TVSH. 5%, ashtu siç është në vendet e rajonit dhe BE.

Nga ana tjetër duhet të heqim pragjet diskriminuese të financimit të bujqësisë. Ta lexojmë situatën ashtu siç është.

Ne kemi një madhësi ferme blegtorale që nuk e kapërcen mesatarisht 10 krerë lopë, apo 100 krerë bagëti të imta. Mbi këtë bazë ne duhe të orientojmë financimin, dhe jo të vendosim pragje diskriminuese.

Duke përjashtuar nga financimi, 60-70 përqind të blektorisë shqiptare. Pa llogaritur që mase financimi është një masë totalisht e pamjaftueshme.

Për arsye se ne japim për krerë lopë, jo më shumë se 80 euro, ndërkohë që Serbia jep 5 herë më shumë, Kosova jep 3 herë më shumë.

Prandaj nga mungesa e financimit, dhe nga një diskriminim I pashembullt me barrë fiskale, tatimore të papërballueshme, bën që prodhimi shqiptar ta ketë të pamundur që të konkurojë me importin.

Kemi rritje të çmimeve në treg, uljen e ofertës së prodhimit bujqësor vendas. Përndryshe nga kjo situatë e favorshme, që Shqipëria duhe të  përfitonte nga rritja e numrit të turistëve, që normalisht bujqësia duhet të ishte në lulëzim, përkundrazi ne kemi një rrudhje.

Dhe I gjithë prodhimi bujqësor shqiptar, po shkon drejt mpakjes, po shkon drejt pakësimit, dhe kemi një rritje të importeve.  Vetëm vitin e kaluar u rritën në masën 46 %. Pra me financim 5 herë më të madh, me uljen e barrës tatimore, me përkrajen dhe nxitjen e start-upeve bujqësore.

Partia e Lirisë, do të akordojë 10 mijë euro financim të drejtë për drejtë për çdo iniciativë të çifti të ri, i cili kërkon të ndërmarrë një sipërmarrje në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Dhe ta garantojmë që në 5 vitet e para në këtë biznes bujqësor, të mos aplikohet asnjë lloj takse dhe tatimi. Vetëm në këtë mënyrë ne do ta mbjellim bujqësinë, dhe duke mbjellur bujqësinë do ta mbjellim dhe Shqipërinë me banorë.

Sepse vetëm në këtë mënyrë, nëpërmjet bizneseve bujqësore, nëpërmjet biznesit të vogël, dhe nëpërmjet zinxhirëve të konsoliduara të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë, ne do të bëjmë që bujqësia të rikthehet dhe njëherë si faktor kryesor I zhvillimit të fuqishëm të vendit.

Kështu bëjmë të mundur, kthimin në një fuqi eksportuese bujqësore dhe të ndalim, atë që është drama më e madhe rrudhjen e pandalshme të blegtorisë së vendit, e cila gati në 5 vite është përgjysmuar.

Objektivi jonë është madhor, fillimisht ta rikthejmë bujqësinë aty ku ne e lamë, pra 2 herë më lart nga se është tani, dhe ta çojmë më shumë.

Pra vendin ta kthejmë në traditën e tij historike, të një vendi të zhvilluar blegtoral. Vetëm në këtë mënyrë, ne do të arrijmë që të plotësojmë pritshmëritë e qytetarëve, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që të nxisim dhe të inkurajojmë zhvillimin e ekonomisë familjare.

Dhe vetëm në këtë mënyrë, ne do të arrijmë të rrisim dhe të zhvillojmë ekonominë kombëtare.

Faleminderit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re