Trupi i Gianfranco Bonzi është gjetur në lumin Adda në veri të Italisë më 22 qershor, pasi ishte shpallur i zhdukur disa muaj më parë. Policia thotë se po heton nëse ai është mashtruar online për para.

Sipas informacioneve i ndjeri po gënjehej nga një mashtrues ne rjet që pretendonte se ishte këngëtarja Dua Lipa.
Bonzi u zhduk në Milano pesë muaj më parë, ndërsa trupi i gjetur muajin që shkoi në lumin Adda është konfirmuar nga analizat se është i njëjti njeri.

59 vjeçari Bonzi, punonte si administrator i pallati banimi dhe kishte bërë një postim të trazuar në rrjet pak para zhdukjes.
Ai shkruante: “Ky është postimi im i fundit dhe një nga veprimet e fundit të jetës time. Arsyeja është një zhgënjim romantik që nuk mund të përballoja”.
Por policia beson se Bonzi kishte rënë viktimë e një mashtrimi online me kriptovaluta, ndërsa raportimet sugjerojnë se mashtruesi pretendonte se ishte këmgëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa.
Bonzi besohet se ka dërguar para për kantautoren e rreme, shkruan rrjeti NeedToKnow.
Ndërsa një i njohur i tij kishte thënë për mediat lokale: “Ai më thoshte se ajo e quante ‘dashuria ime’. Kishte bërë dy tërheqje në bankë nga rreth 2,500 euro secila prej fillimit të vitit. Në fillim të marsit më tha se i kishte dërguar para”.
“Më pas besoj se personi më pas ishte zhdukur. Ai u zemërua dhe u stresua. Ishte i bindur për marrëdhënien që kishte me të dhe ndjehej i tradhtuar thellë, ishte një zhgënjimi madh për të”.
Policia dyshon se Bonzi ka vrarë vetëm pas trazirës emocionale.
Djali i tij Luca, i bënte homazh në një postim të ndjerë: “Baba, nuk ka rëndësi çfarë bëre, do të të dua përgjithmonë, të lutem mos vuaj më. Tani më ruaj nga lart siç ke bërë gjithmonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko