Në fshatin Kashnjet në Lezhë problemet me rrëshqitjet e dherave vijojnë të detyrojnë banorët që të shpërngulen që aty. Në fshatin Sukaxhi është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.

Banesa e Pjeter Ndue Fizit është ndarë në mes si pasojë e rrëshqitjes së gjithë zonës përreth duke e kthyer në një rrezik për familjarët. Sipas familjarëve, ata janë larguar tashmë duke u strehuar tek të afërmit, ndërsa e shohin të pa mundur rikthimin.

Banorët thonë se nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re