Psikologia Denada Toçe është e ftuara e kësaj të shtune në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax Neëws. Toçe shprehet se çdo profesion është i vështirë, por njeriu punon shumë për ta realizuar atë që dëshiron në mënyrë që të lërë një model për pasardhësit.

Psikologia Toçe tregon se punën e saj e bën me shumë pasion dhe ka punuar që të arrij diçka me vlerë për veten e saj e po ashtu të lërë model të mirë për fëmijët e saj dhe shoqërinë.

“Çdo profesion është i vështirë në momentin kur fillon e punon për të për ta realizuar mirë. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm diçka që do ta bësh mirë ose ta bësh mirë për të qenë më e mira për veten tënde në radhë të parë sepse nuk kam synuar që në abc e karrierës time të jem më e mira e të gjithëve dhe shpresoj të mos jetë kështu.

Por kam synuar të mund të perfeksionoj vetveten vazhdimisht për një gjë që e kam me pasion dhe e kam punuar sikundër edhe ai fermeri që punon atë tokën. Pra e kam punuar që të mund të mbjell diçka të shëndetshme për veten time, diçka me vlerë për veten time dhe më pas të korrë frutet e saj ku unë dhe modelet që do tu lë fëmijëve të mi dhe modelit që do t’i lë edhe shoqërisë.

Çdokush për këtë lufton që të lë një model edhe të lë disa gjurmë. Unë uroj që sadopak të kem punuar për këtë, punë ka prap, por vështirësia e çdo gjëje nis nga puna. Në Shqipëri gjërat nuk bëhen të thjeshta ose bëhen shumë të thjeshta. Është e thjeshtë të bëhesh diçka.

Dhe kanë filluar njerëzit të mendojnë se mund të bëhesh gjithçka, por harrojmë se mbas gjithçkaje fshihet një punë shumë e madhe dhe askush të mos çuditet pastaj që fruti që korrin disa që marrin suksesin nuk është vetëm fat dhe mbi të gjitha nuk është fat. Është një punë e madhe që pastaj me oportunitetin e duhur ti arrin një dritare që të jep pastaj një sukses, një realizim’, u shpreh psikologia Toçe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re