Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë raportimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Komisionin e Ligjeve është shprehur se i vetmi prokuror i cili nuk iu është nënshtruar vettingut është Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj.

Bardhi u shpreh se prokurori Bledar Valnikaj ushtron profesionin, por është i vetmi që s’ka kaluar në sitë.

Ai theksoi se sipas Kushtetutës çdo prokuror duhet të kalojë procesin e vettingu, ndërsa ngriti “shqetësim që në të njëtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje”.

“Prokurori Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent.

Kushtetuta thotë që çdo prokuror që dëshiron të rrijë në sistem duhet t’i nënshtrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror ne Shqipëri është Bledar  Valnikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtare të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re