Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere.Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje. Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e Brojës.

Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.

Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re