Është një çrregulllim i dhimbshem ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër (endometer) rriten jashtë mitrës.
Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike (pjesa më e poshtme e brendësisë së barkut).

Simptomat
– Menstruacione të dhimbshme (dysmenorrhea), dhimbjet
pelvike dhe krampet mund të nisin para ardhjes e të zgjatin
disa ditë gjatë ciklit.
– Dhimbje gjatë marrdhënieve apo dhe pas tyre.
– Dhimbje gjatë lëvizjeve të zorrëve apo gjatë urinimit, me të
shrehura gjatë ciklit mentrual
– Hemoragji e shtuar gjatë ciklit ose hemoragji midis dy cikleve.
– Infertilitet
– Simptoma të tjera lodhje, diare, kontipacion, fryrje të barkut, të
përzjera, sidomos gjatë ciklit.

Faktorët e riskut mund të jenë:
– Një apo më shumë të afërt të sëmurë (nëna, teze, motra)
cikle menstrual më të shkurtër se 27 ditë, me zgjatje të periodave mbi 8 ditë
– Gjendje mjekësore që pengojnë rrjedhjen normale të fluksit mentrual
– Infeksione pelvike të kaluara
– Endometrioza zhvillohet disa vite pas ardhjes së ciklit mentrual, qetësohet përkohësisht gjatë shtatzënise dhe qetësohet me vendosjen e menopauzës.

Që të ndodhi shtatzënia duhet një qelizë veze e cliruar nga vezorja, të përshkruaj tubin e fallopit të asaj ane, të fertilizohet nga një spermatozoid, të shkoj dhe të vendoset në murin e mitrës. Endomtrioza me reaksionet indore mund të mbylli tubat e fallopit, apo të dëmtoj pjesën fundore të tyre (fimbriet) duke penguar bashkimin e qelizës vezë me spermatozoidin, cka do të demtojë fertilitetin.Afërsisht një e treta deri gjysmat e grave me endometrioz kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë.

 

Përgjithësisht, rekomandohet më parë mjekimi konservativ,dhe me pas ai kirurgjikal. Por gjithcka varet nga graviteti i sëmudjes, shenjat dhe deshirës për të patur femijë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re