Dy persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Greqi duke e çuar në 98 numrin e viktimave në këtë shtet.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani numri i personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus në Greqi ka arritur në 2114 persona.
Ndërkohë në të gjithë botën numri i viktimave ka shkuar në 114 290, ndërsa të infektuarit e kanë kaluar shifrën 1.8 milionë në rang global.