Për shkak të epidemisë së COVID-19 është shtyrë seanca për ish-minstrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gazetarja Glidona Daci raporton për se seanca është shtyrë në datën 28 prill.

Gjykata e Posacme e Apelit kundër Krimit të Organizuar e ka bërë çeljen e procesit. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm dy Prokurorë të çeshtjeve dhe treshja gjykuese, ndërsa mungonin avokatët dhe palët.

Ish ministri i Brendshëm u akuzua në kohën kur ka mbajtur këtë post, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga ish-ministri. Gjykata e ka dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe mbetet për të parë se si do të vijojë çështja e ish-ministrit.

Gjykata e Apelit e kishte caktuar seancën e rradhës për ish-ministrin ditën e sotme dhe u bë me dije se do të zhvillohej pa media dhe publik.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko