
Cristiano Ronaldo vijon të punojë paralelisht në dy fronte. Përveç fokusit në fushë, ai investon edhe jashtë saj. Lojtari portugez njoftoi blerjen e 25% të aksioneve të Almeria, një ekip në Divizionin e Dytë që aktualisht ndodhet në vendin e tretë. Kjo i jep klubit mundësinë për t’u ngjitur në La Liga.
Cristiano Ronaldo e ka cilësuar blerjen e klubit spanjoll si një ambicie të tij për të kontribuar në futboll përtej fushës. Në një reagim të tij, ai shton se Almería është një klub me themele të forta dhe potencial të qartë rritjeje.
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga ylli portugez, investimi do të integrohet në “CR7 Sports Investments”, një degë e themeluar për të konsoliduar dhe menaxhuar investimet e Ronaldos në sektorin e sportit.
Ditët e fundit, në Almeria qarkulluan thashetheme se sulmuesi mund ta përfundonte karrierën e tij me ekipin e Almeria. Në realitet, ajo që po organizohej ishte kjo blerje, investimi i parë i madh i Ronaldos në një klub spanjoll. Blerja e aksioneve të klubit që militon në La Liga 2 spanjolle i shtohet investimeve të Ronaldos jashtë fushës.
41-vjeçari është i njohur për ndërtimin dhe menaxhimin e një rrjeti hotelesh dhe restorantesh, ndërsa është i apasionuar edhe nga automjetet, duke zotëruar disa makina luksoze dhe një jetë private luksoze.



