Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një baba shqiptar ka vrarë dhe ka groposur vajzën e tij. Vajza 29-vjeçare dyshohet se ishte e lidhur me një afgan, dhe kjo ka ndeshur në rezistencën e familjes së saj.

Fillimisht babai ka treguar vendin ku ishte gjetur e vdekur vajza duke mohuar se ishte ai autori, por pas pyetjeve të grupit hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor ku më pas ka pranuar vrasjen.

29-vjeçarja Anxhela Pjetri ishte nga Berati dhe dyshohet se është vrarë me mjet të fortë në kokë.

Ishte shoku i huaj i vajzës, që denoncoi zhdukjen e saj, duke e argumentuar me faktin se 28-vjeçarja mund të ishte vrarë sepse babi i saj nuk e miratonte lidhjen e tyre.

28-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një burrë nga Afganistani. Babai i saj e kundërshtoi me rreptësi këtë marrëdhënies dhe ajo ishte arsyeja e grindjeve të vazhdueshme në shtëpinë e familjes Pjetri.

Vajza punonte në një dyqan në Korfuz dhe ishte nën presionin e babait të saj për të prishur marrëdhënien me afganin. Por ajo nuk e kishte bërë dhe vazhdonte të takohej me të.

Grindjet kanë çuan në vrasjen e pabesueshme të vajzës nga i ati dhe në varrosjen e saj në pjesën e pasme të shtëpisë. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk kanë dalë dhe mësohet se është urdhëruar kryerja e një autopsie.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rënuar në lagjen “Donika Kaatrioti”, ku ajo jeton me bashkëshortin. Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12-vjet që nuk e shikon vajzën me sy, pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron.

Xhezmija tregon se, prej 12 vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën. Nëna e vajzës, pohon se, nuk ka qënë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie. Ajo tregon se, ish-bashkëshorti i saj ishte mjaft xheloz dhe kjo ka qënë edhe arsyeja e ndarjes së tyre. Ajo i bëri apel shtetit për kthimin e trupit të saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

Mediet greke kanë publikuar edhe fotot nga vendi ku është gjetur trupi i shqiptares së vrarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re