Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin, sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Një zëdhënës i departamentit nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.

 

 

Çështja e njohjes është risjellë në vëmendje, pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretari i shtetit, Antony blinken për presidentin aleksandër vuçiç, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re