Albana Vokshi dhe Elisa Spiropali patën një debat gjatë seancës plenare në Kuvend këtë të enjte.

Demokratja Albana Vokshi akuzoi Spiropalin se nuk bëri e nuk tha asgjë për kërcënimet që ajo dhe familja e saj morën ditën e zgjedhjeve të 11 Majit në një qendër votimi në Vorë.

Vokshi tha ndër të tjera se asnjë qytetar i Vorës nuk votoi i lirë për shkak të bandave që socialistët kishin vendosur atje.
Në replikën e saj Elisa Spiropali tha se deklaratat e Vokshit janë shpifje, teksa akuzoi opozitën se e trajton popullin për dele.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Elisa nuk foli një fjalë për intimidimin dhe kërcënimin që mu bë mua dhe familjes time ditën e zgjedhjeve në Vorë, po vajti atje sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Rezoluta që u miratua para ca ditësh nga 109 parti e CDI, e ça thoshte rezoluta: shprehim shqetësimin e thellë që gjetjet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit ngrenë shqetësimin e thellë se këto zgjedhje ishin farsë politike.

Votuesit u përballën me presion sistematik e thotë CDI. Raporti thotë se struktura kriminale nuk lejoi rotacionin. U shkel liria e shprehjes.

Nuk kishte vijë ndarëse të partisë nga shteti. Keqpërdorimi i burimeve publike, mijëra punonjës të administratës u detyruan të angazhohen në fushatë përmes një rrjeti patronazhistësh.

Në Vorë ishte i mirëorganizuar rrjeti dhe me bage, çdo votues i Vorës u dhunua në të drejtën për të votuar të lirë. Unë kam dorëzuar 10 ditë para zgjedhjeve kam raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, ku ishte policia? Çdo votues në Vorë ishte i vetëm përballë një bande kriminale.

Spiropali: Ti po shpif, ti po sajon në emrin tim. Ndoshta ti dhe ai që ke në krah keni njohje me njerëz që unë as nuk i njoh as me fytyrë e as me emër. I konsideroni njerëzit dele, budallenj të transferuese.

Emrin tim ti personalisht nuk e përdor dot, nuk shpif dot për mua. Sa kohë ju të keni këtë gjuhë këtë qasje edhe aty në Bruksel paturpësisht flisni me gjuhën e atyre që historikisht as nuk guxojnë të flasin për Shqipërinë në atë mënyrë.

Kjo është hera e fundit që unë u përgjigjem juve dhe qytetarët shqiptarë ua kanë dhënë përgjigjen me votë. Zoti t ju falë se nuk dini ç bëni andej në rrugët e botës por populli e di mirë se ç bëni dhe nuk ju ka falur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko