Zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet i Greqisë ka shkaktuar debat politik në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Open” në News24, studiuesi Erald Kapri tha se për të është shqetësim fakti që në Himarë ka shumë tabela greke.

Ndërsa, juristi Çlirim Gjata deklaroi se zgjedhja e Belerit eurodeputet është lajm i keq për Ramën, pasi Fredi Beleri mund të thotë në Europë se është arrestuar padrejtësisht.

Endri Shabani: Fredi Beleri ka fituar si përfaqësues i Greqisë. Nëse Beleri e përdor për të denoncuar korrupsionin e Ramës, është pozitive zgjedhja e tij në PE.

Çlirim Gjata: Zgjedhja e Belerit do ketë efekt negativ për kryeministrin Edi Rama. Do thotë se më keni arrestuar nga drejtësia e kapur nga Edi Rama.

Erald Kapri: Beleri ka thënë shpesh herë se tokat e rrëmbyera në Himarë janë të grekëve, kjo është antishqiptarizëm.  Është mbushur Himara me tabela greke.

Çlirim Gjata: Provoi Rama të ndryshojë kufijtë e nuk ia doli. Propaganda ekstreme nuk sjell asgjë tani në këto kohëra. Rama po shet Kosovën, shet detin. Ju merreni me mizën, ndërsa luani po bën kërdinë. Rama tha se e kam bërë unë Asociacionin, ia kam çuar Macronit, e bëri këtë pa pyetur askënd.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re