Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në Shishtavec të Kukësit gjatë 24 orëve të fundit.

Fshati i Shishtavecit është zbardhur nga dëbora, por mësohet se nuk ka probleme me qarkullimin e rrugëve.

Po ashtu, në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re