Vendi ynë së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi janë te vetmet shtete në Evropë të cilat nuk janë prekur ende nga koronavirusi.

Në hartën e përditësuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duket qartë se vetëm këto tre shtet ballkanike janë me ngjyrë gri që nënkupton se nuk ka ende asnjë person të prekur.

Institucionet përkatëse në vendin tonë deklarojnë se pavarësisht se
ka pasur raste të dyshuarish, ata kanë rezultuar negativë dhe nuk ka
anjsë të prekur, madje nga kjo janë habitur edhe ekspertët.

“Pse nuk ka ardhur koronav.irusi ende në Shqipëri?”, është kjo pyetja që po bëjnë të gjithë.

Ende nuk mund të gjendet saktësisht një përgjigje për këtë, madje e
bën edhe më mi.sterioze kur dihet se kontaktet janë shumë të shpeshta me
vendet e prekura dhe veçanërisht Italinë, që është vatra kryesore e
viru.sit në Evropë.

Të gjithë fqinjët tanë, Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia
dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar për 1 deri në 66 raste të
koronavirusit.

Por ndërkohë që veriu i Italisë është futur i gjithi në kar.antinë,
kompaninë ajrore që veprojnë në Shqipëri kanë filluar të anu.lojnë
udhëtimet drejt vendit fqinj. Air Albania ka anu.luar sot tre fluturime
dhe nuk konfirmon nëse do të ketë nesër udhëtime drejt Italisë.

Turqia është një tjetër shtet nga ku nuk është raportuar ende asnjë rast i infek.timit me koronav.irus.

Në Evropë, pas Italisë me 5883 raste inf.ektimi, vijnë Gjermania dhe Franca me nga 795 dhe 706 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re